Raport i BE-së: Pothuajse 400.000 vdekje në Evropë në vitin 2021 për shkak të ndotjes së ajrit

Raport i BE-së: Pothuajse 400.000 vdekje në Evropë në vitin 2021 për shkak të ndotjes së ajrit

Pothuajse 400.000 vdekje në Evropë në vitin 2021 i atribuohen ndotjes së ajrit, disa prej të cilave do të mund të shmangeshin nëse ndotësit do të reduktoheshin në nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thuhet në raportin e publikuar nga Bashkimi Evropian.

Agjencia Evropiane e Mjedisit Jetësor (EEA) ka treguar se brenda BE-së, ndotja e shkaktuar nga grimcat e imëta (PM2.5), e cila prek veçanërisht njerëzit me sëmundje të zemrës, është përgjegjëse për 253,000 vdekje në vitin 2021. Ndotja e dioksidit të azotit (NO2), më e dëmshme për njerëzit me diabet, rezultoi në 52.000 vdekje ndërsa ekspozimi afatshkurtër ndaj ozonit (O3) rezultoi në 22.000 vdekje.

Nëse shtohen një numër vendesh evropiane jashtë BE-së, ndotja e ajrit është përgjegjëse për pothuajse 389,000 vdekje në Evropë, thuhet në raportin e EEA-së për vitin 2021 të publikuar sot.

“Përqendrimi i ndotësve të ajrit në vitin 2021 mbeti shumë më i lartë se nivelet e rekomanduara nga OBSH në udhëzimet e saj të cilësisë së ajrit”, thuhet në raportin e EEA.

“Reduktimi i ndotjes së ajrit në këto vlera rregullatore do të parandalon një numër të madh vdekjesh në vendet anëtare të BE-së”, shtohet në raportin.

Numri më i madh i vdekjeve nga grimcat e imëta në vitin 2021 u regjistrua në Poloni, Itali dhe Gjermani, ndërsa vendet e Evropës veriore si Islanda, vendet skandinave dhe Estonia kishin numrin më të ulët.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.