Dina Boluarte betohet si presidente e Perusë pas shkarkimit dhe arrestimit të Castillos

Dina Boluarte betohet si presidente e Perusë pas shkarkimit dhe arrestimit të Castillos

Zëvendëspresidentja Dina Boluarte është betuar si presidentja e re e Perusë pasi ish-presidenti Pedro Castillo u shkarkua gjatë ditës së mërkure.

Boluarte bëhet presidentja e parë femër e Perusë dhe e gjashta në më pak se pesë vjet në vend, raporton cnn.

Gjatë fjalimit të saj të parë para ligjvënësve, Boluarte përsëriti kritikat e saj ndaj veprimeve të ish-presidentit Castillo.

“Ne patëm një tentativë për grusht shteti që nuk pati jehonë në institucionet tona demokratike dhe në rrugë”, tha ajo.

Boluarte u kërkoi ligjvënësve një armëpushim politik për të krijuar një “qeveri uniteti” dhe njoftoi se do të bëjë thirrje për një dialog më të gjerë për të qeverisur.

Presidentja e re theksoi fillimet e saj modeste, duke thënë se “unë kam lindur në një qytet shumë të vogël në Peru me një familje që kishte jetë të kufizuar financiarisht”.

Ndryshe, Boluarte është avokate dhe ka lindur në Chalhuanca, Apurimac.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.