Ukraina: Rreth 90 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Ukraina: Rreth 90 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Ukraina pretendon se ka vrarë më shumë se 88,000 ushtarë rusë që nga fillimi i luftës, sipas skynews.

Deri më 29 nëntor, 88,380 ushtarë rusë janë vrarë dhe 280 avionë dhe 261 helikopterë janë shkatërruar.

Të premten e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin bisedoi me një grup nënash të ushtarëve rusë që u dërguan për të luftuar në Ukrainë, duke u thënë se djemtë e tyre nuk kishin sakrifikuar jetën e tyre kot.

Qindra mijëra rusë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, duke përfshirë disa nga më shumë se 300,000 të thirrur si pjesë e një mobilizimi të shpallur në shtator.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.