Nadhim Zahawi është shkarkuar si kryetar i Partisë Konservatore në Britani të Madhe, mes presionit në rritje për çështjet e tij tatimore.
Tre persona vdiqën dhe të paktën një u zhduk si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re, tha të shtunën kryeministri Chris Hipkins.
Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27 janar, se ajo shpreson se vendi i saj do të marrë nga Australia hidrogjen të prodhuar nga burime të ripërtërira të energjisë, deri në vitin 2030.
Fluturimit të Emirates nga Tokio në Dubai iu shtua një tjetër pasagjer në ajër, një grua shtatzënë lindi gjatë udhëtimit.
Përmbytjet në Nigeri u morën jetën 662 personave në vitin 2022 dhe detyruan 2.4 milionë njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës, i ngarkuar për furnizimin e ushtrisë me ushqim dhe pajisje, dha dorëheqjen këtë mëngjes, duke përmendur “akuzat e medias” për korrupsion që ministria e tij dhe ai thonë se janë të pabaza.
Gjermania është e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të luftojë pushtimin rus nëse Varshava bën një kërkesë të tillë.
Pakistani pësoi një ndërprerje të madhe të energjisë të hënën herët pas një avarie në rrjetin e tij kombëtar të energjisë elektrike, tha ministria e energjisë.