Të paktën 40 njerëz humbën jetën të dielën dhe shumë të tjerë u lënduan rëndë në një aksident me autobus në Senegal.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vlerësoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën ushtarake të dërguar së fundmi, e cila përfshin edhe automjete të blinduara. Zoti Zelenskyy tha se janë “pikërisht ato që i nevojiten” trupave ukrainase në përpjekjet e tyre për...
Tre anëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur në përleshjet në shtetin Sinaloa pas arrestimit të një djali të mbretit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo”.
Sot, në Vatikan është varrosur Papa Benedikti i XVI, i cili ka vdekur të shtunën, në moshën 95 vjeçare.
Arabia Saudite dëshiron të ndërtojë një vendpushim të madh skish në mes të shkretëtirës. Megaprojekti i quajtur Troyena pritet të kushtojë rreth 500 miliardë dollarë.
Lloji i ri i koronavirusit – XBB. 1.5, po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është lloji më infektiv i zbuluar që nga fillimi i pandemisë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të dërgojë automjete të blinduara luftarake AMX-10 RC në Ukrainë.
Autoritetet në Çeki po përgatiten për të vrarë deri në 220,000 pula në një fermë pulash në pjesën perëndimore të vendit pasi hasën raste të gripit të shpendëve. Javën e kaluar atje ndodhi shpërthimi më i madh i sëmundjes në...