Në portin e Athinës janë zbuluar 91 kilogramë kokainë në një kontejner me banane

Në portin e Athinës janë zbuluar 91 kilogramë kokainë në një kontejner me banane

Në një kontejner me banane në anije që ka lundruar me flamurin e Liberisë, ndërsa në Greqi ka arritur nga Ekuadori, janë gjetur dhe konfiskuar 91 kilogramë kokainë, me vlerë prej rreth katër milionë euro, njoftoi korrespondentja e MIA nga Athina.

Nga roja bregdetare e Greqisë sot kumtuan se anija që legalisht ka transportuar banane, ka arritur më 13 nëntor, ndërsa ditën e ardhshme është kryer kontrolli dhe zbuluar kokaina në 80 paketime plastike.

Gjatë ditëve të ardhshme janë kontrolluar edhe 16 kontejnerë, të lidhura me atë ku është gjetur kokakina, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.