Lajçaku planifikon që këto ditë t’i vazhdojë bisedimet për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës

Lajçaku planifikon që këto ditë t’i vazhdojë bisedimet për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak deklaroi se të enjten në Bruksel me kryenegociatorët ka biseduar për më shumë tema - statutin, planin implementues, energjinë, targat e regjistrimit, zgjedhjet dhe personat e zhdukur, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Duke përmbledhur javën e kaluar, Lajçaku ka shkruar në Fejsbuk se takimet kanë qenë të dobishme për përparimin e shumë çështjeve që janë në rend dite rreth dialogut dhe se pret që dialogu të vazhdojë së shpejti.

"Prandaj planifikoj t'i vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim," shkroi Lajçak.

Ai rikujtoi se në fillim të javës së kaluar e ka vizituar Beogradin, pas vizitës së fundit në Prishtinë dhe se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Bisedimet kanë qenë vazhdimësi e përpjekjeve tona për përmirësimin e implementimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, deklaroi Lajçak dhe shtoi se në bisedimet ka theksuar se zbatimi i Marrëveshjes duhet të avancohet në mënyrë që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre hap pas hapi, paralelisht dhe sipas parimit për të bërë diçka dhe për të fituar diçka.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.