Shqipëri, nga 1 tetori, familjet që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike

Shqipëri, nga 1 tetori, familjet që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energjetikë ka miratuar rritjen prej 4.4 herë të çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat energji elektrike në muaj.

Kështu, amvisëritë që e kalojnë këtë vlerë nuk do të paguajnë më energjinë me 9.5 lekë, por me 42 lekë për kilovat orë.

Pas propozimit të qeverisë, ky çmim u pranua fillimisht nga korporata shqiptare e energjisë elektrike, KESH, si furnizues ekskluziv.

Ndaj vendimit reagoi opozita dhe kërkoi që rritje të tilla të mos ndodhin dhe prioritet të jenë qytetarët dhe jo interesi i qeverisë.