Filipçe: Ekspertët e shëndetësor po e rishikojnë mundësinë e aplikimit  të testeve të shpejta në shkolla

Filipçe: Ekspertët e shëndetësor po e rishikojnë mundësinë e aplikimit të testeve të shpejta në shkolla

Ekspertët e shëndetësor po e rishikojnë mundësinë e aplikimit  të testeve të shpejta në shkolla pas fillimit të vitit shkollor me prani fizike deklaroi para gazetarëve ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai tha se edhe pse nuk ka masa të reja, por ato do të varen nga gjendja epidemiologjike> jemi duke shqyrtuar edhe disa përvoja tjera botërore për atë se si bëhen në shkolla dhe testet e shpejta. E gjithë kjo po rishikohet nga eskperët. Tani për tani nuk rekomandohen masa tjera, por mund të sjellim rekomandime tjera sipas procedurës se si zhvillohen ato. Në vendin tonë, sipas protokolleve, nxënësit do të duhet t'i respektojnë ata protokollet e vitit të kaluar.