Hoxha: Prej një shtatori mësimi fillon me prezencë fizike në të gjitha shkollat

Hoxha: Prej një shtatori mësimi fillon me prezencë fizike në të gjitha shkollat

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 101-të të Qeverisë.

Ata njoftuan se prej më një shtator mësimi fillon me prezencë fizike në të gjitha shkollat dhe theksuan se mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin mental dhe për mbajtjen e nivelit të cilësisë së mësimit dhe socializmin e nxënësve është që ata të jenë në klasë dhe ajo do të realizohet këtë vit mësimor.“Hapja e shkollave është rekomandim edhe i UNICEF-it. Janë përgatitur protokollet e nevojshme për mbrojtje. Shkollat gjithashtu. Përvoja nga viti i kaluar me mbajtjen e mësimit të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë tregoi se shkollat kanë kapacitet ta zbatojnë procesin arsimor edhe në këto kushte dhe nuk ka dyshim se do të jetë kështu edhe këtë vit”, u theksua në konferencën për shtyp.