Një tërmet është regjistruar mbrëmë në Shkup

Tërmet me magnitudë prej 1.9 ballë sipas Rihterit është regjistruar mbrëmë në orën 01:39 në Shkup. Epiqendra e tërmetit ishte nga zona epicentrale e Shkupit.

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup sot në mëngjes informoi se tërmeti ka qenë me intensitet prej tre ballësh sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe se është ndjerë nga popullata e Shkupit dhe rrethinës.