Pendarovski: Të mësuar nga humanizmi, zelli dhe nderi i Shën Klimentit të Ohrit të kontribuojmë drejt ndërtimit të botës më të mirë

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës së Shën Klimentit të Ohrit i dërgoi urime kryepeshkopit Stefan dhe gjithë besimtarëve të fesë ortodokse.

“Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’ju uroj për festën e madhe – Shën Klimentin e Ohrit dhe ju uroj që festën ta kaloni në shëndet të mirë, gëzim dhe lumturi të mbushur me dashuri dhe harmoni. Festimi i ditës kushtuar iluministit të madh dhe patronit të Kishës Ortodokse Maqedonase-Kryepeshkopatës së Ohrit, për ne ka shumë më tepër se rëndësi shpirtërore dhe fetare. Shkrimi dhe në përgjithësi veprimtaria e tij shkencore e arsimore është themeli mbi të cilin ne e bazojmë ekzistencën tonë shpirtërore, kulturore e shoqërore. Vepra e Shën Klimentit të Ohrit i kapërcen të gjitha kornizat etnike dhe gjeografike, duke zënë vend të pashlyeshëm në kujtesën e qytetërimit njerëzor dhe ne jemi krenarë që e ndajmë atë me fqinjët tanë dhe mbarë kontinentin evropian”, shkroi presidenti në urimin e tij.

Të mësuar nga humanizmi, zelli dhe nderi i Shën Klimentit të Ohrit, siç potencoi Pendarovski, të kontribuojmë drejt ndërtimit të botës më të mirë dhe më të bukur.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.