Shkëmbim tregtar prej 1 miliard eurove mes RMV-së dhe Bullgarisë

Shkëmbim tregtar prej 1 miliard eurove mes RMV-së dhe Bullgarisë

Shefat e diplomacive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Nikollaj Millkov sot i prinë forumit të biznesit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që u mbajt në Shkup nën moton “Deri në një miliardë dhe më tej”, në shenjë të projeksionit prej një miliardë eurove këmbim tregtar për këtë vit mes dy vendeve.

Osmani në hapjen e Forumit tha se këtë vit vetëm në tre tremujorët e parë kemi pasur rritje prej mbi 50%, me çka, siç tha, këmbimi tregtar tejkaloi 700 milionë euro deri më tani, ndërsa projeksioni tregoi se këtë vit do të tejkalohet edhe pragu prej një miliardë eurove. Ministri bullgar Milkov tha se tendencat pozitive në marrëdhëniet tona bilaterale dhe posaçërisht në raportet ekonomike nuk fare pak, por për fat të keq ato sikur mbeten pak anash nga fokusi i shoqërisë.

“Nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë prej vitit 2017, bizneset e njohën trendin e avancimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në vitet e kaluara praktikisht çdo vit shënojmë rritje në këmbimin e ndërsjellë tregtar. Vetëm gjatë dy viteve të fundit, këmbimi tregtar është rritur për 98,3 për qind”- deklaroi Bujar Osmani, MPJ i RMV-SË

“Për herë të parë pritet këtë vit këmbimi i mallrave në shtetet tona të tejkalojë një miliardë euro, që është arritje e konsiderueshme. Kompanitë bullgare vazhdojnë të tregojnë interes të madh, përfshirë edhe interesin për të investuar në Maqedoni në sektorë si bankat, sigurimet, metalurgjia, teknologjitë, komunikimet, softueri e gjithashtu edhe në industrinë ushqimore dhe sektorin tregtar”- pohoi Nikollaj Millkov, MPJ i Bullgarisë.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.