Zjarr i madh tek hotel “Bushi” në Çarshin e vjetër

Zjarr i madh në një hotel në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit. Nga flakët nuk ka të lënduar, shkruan Alsat.

Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë ekipe të shumta të zjarrfikësve, ndërsa në terren janë dhe ekipe të ndihmës së shpejtë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, personave që ankoheshin nga asfiksimi. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet janë të shumta.

Sipas disa informacioneve jo zyrtare, zjarri është shkaktuar pasi fillimisht është dëgjuar një shpërthim.