Deri më tani janë regjistruar 1.395.000 persona

Përfundimisht me ditën e sotme deri në orën 12:00 janë regjistruar gjithsej 1.395.000 qytetarë, mbi 435.000 amvisëri dhe mbi 600.000 banesa. Deri më sot, përfundimisht deri në orën 12:00 janë vetëregjistruar 195.477 qytetarë nga diaspora, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Ai në emër të Qeverisë iu falënderua të gjithë qytetarëve të cilët tashmë e përmbushën atë obligim qytetar dhe u bëri thirrje të tjerëve në vend dhe të gjithëve në diasporë të cilët nuk janër egjistruar deri më tani, ta bëjnë atë.

“Mbeten vetëm edhe gjashtë ditë deri në realizimin e procesit të regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave”, theksoi Hoxha